Edi Rama “tradhëton” Juventusin për Liverpoolin
Kryeministri Edi Rama jo në pak herë e ka krahasuar Partinë Socialiste me skuadrën e Juventusin, duke hequr paralele se të dyja fitojnë gjithmonë.
Rama në shumë raste nuk ka nguruar të pozojë me xhupin e Juventusit, madje kulmin e tifozllikut e tregoi kur bëri fotografi me Cristano Ronaldon dhe drejtuesit e ekipit të Juves.
Por shefi i qeverisë është fotografuar sonte në një event dhe në xhupin e tij mban stemën e Liverpoolit.
Në këtë takim Rama është shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda dhe djali i vogël Zaho. /Indeksonline/
