Pamje dramatike, erërat e forta “shkundin” aeroplanin në ajër
Erërat e forta e kanë shkundur një aeroplan britanik. Pasagjerët përjetuan tmerrin nga shkundjet e forta.
Pamjet dramatike tregojnë aeroplanin që lëkundet nga njëra anë në tjetrën, teksa fluturonte në brigjet e Gjibraltarit të hënën rreth mesditës.
Pasagjerët e avionit ishin nisur nga aeroporti Heathrow në Londër për në Malaga të Spanjës.
Një tjetër video, e marrë nga brenda aeroplanit, tregon udhëtarët duke bërtitur të traumatizuar.
Kristis Bubnelis që postoi klipin në Instagram, shkroi: “Kur të fluturosh në Gjibraltar sigurohu që të marrësh disa të brendshme shtesë”.