Vret gruan dhe i jep fund jetës, në tavolinë gjendet një letër
Një burrë 55-vjeçar Stefano Brizioli, nga Viterbo në Itali, vrau gruan e tij ndërsa më tej i dha fund jetës. Ngjarja e rëndë ndodhi në Tajlandë, në Nonthaburi, ku burri jetonte prej afro një viti, që kur ishte martuar me një grua tajlandeze, Kusuma Chumnan.
Krimi në familje ndodhi paraditen e së premtes që lamë pas, kur Brizioli mbyti gruan, ndërsa më tej vrau veten me thikë. Por para se ti jepte fund jetës, ai la një letër në tavolinë.
Brizioli ishte baba i dy fëmijëve, ndërkohë që ishte transferuar në Tajlandë pas martesës së dytë. Vëllai i tij Marco, thotë se ishin një cift i qetë dhe dukeshin shumë të dashuruar.
Gruaja u gjet e pajetë në krevat me pizhame, ndërsa Stefano në dysheme me një thikë pranë. Në tavolinën e dhomës u gjet edhe një letër e shkruar në italisht, shkruan noa.al.
Nipi i Kusuma, Thanya Diehl, shkroi në Facebook se, “Mora një lajm të trishtë, tezja ime është vrarë nga i shoqi i cili më tej i ka dhënë fund jetës. Nëse dikush e njeh familjen e tij në Itali, ju lutem ta njoftojë që të paraqiten në ambasadë për të tërhequr trupin”.
Dyshohet se burri kishte vështirësi ekonomike, ndërkohë që jetonte me të shoqen në shtëpinë e motrës së Kusuma. Flitet për një dashuri të madhe mes tyre, por mbetet mister shkaku i krimit.