Limaj: Zbardhja e rastit të vëllezërve Bytyqi mbetet prioritet i institucioneve tona
Zëvendëskryeministri dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka pritur sot në takim Ilir Bytyqin, vëllain e dëshmorëve Yll, Agron e Mehmet Bytyqi.
Në një postim në Facebook, Limaj ka shkruar se zbardhja e rastit të vëllëzërve Bytyqi mbetet prioritet dhe se institucionet e Kosovës do të bëjnë gjithçka që është e mundur që kryerësit e këtij krimi të dalin para drejtësisë, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Limajt:
Kënaqësi e veçantë ta prisja në takim Ilir
Bytyqin, vëllain e bashkëluftëtarëve të mi, dëshmorëve Yllit, Agronit dhe
Mehmet Bytyqit, të vrarë nga forcat serbe.
Ylli, Agroni dhe Mehmet Bytyqi lanë SHBA-në për t’iu përgjigjur zërit të
atdheut.
Zbardhja e rastit të vëllezërve Bytyqi mbetet prioritet dhe në këtë drejtim e sigurova Ilirin se institucionet e Kosovës do të bëjnë gjithçka që është e mundur, në mënyre që kryerësit e këtij krimi të dalin para drejtësisë dhe ta marrin dënimin e merituar.
