75 Mall Live Search
08:04 / E Enjte, 28 Shkurt 2019 / indeksADMonline

FIFA, Infantino: “Bllokimi i merkatos së Chelsea-t? Edhe Real e Barça janë sanksionuar!”

Gjatë konferencën për mediat, presidenti i FIFA, Gianni Infantino ka folur për bllokimin e merkatos së klubit londinez, Chelsea, të udhëhequr nga trajneri Italian Maurizio Sarri.

“Mund të shprehem vetëm mbi një çështje konkrete. Ekziston mundësia që Chelsea të apelojë vendimin. Ka rregulla dhe ato duhen respektuar. Edhe në të kaluarë, si Real ashtu edhe Barça janë sanksionuar për federimin e futbollistëve minorenë”, u shpreh kreu i institucionit më të rëndësishëm futbollistik.

“Mbase tani duhet të shtrëngojmë dhe përforcojmë rregullat duke rritur moshën. Duhet të ruajmë të rinjtë dhe kjo me siguri është ambicie të cilën do ta përforcojmë në të ardhmen. Pas 20 vitesh, duhet studiuar më në detaje ky rregull”, deklaroi Infantino.