75 Mall Live Search
13:54 / E Enjte, 28 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Ahmeti: Delegacioni Shtetëror nuk është deklaruar për suspendimin e taksës

Bashkëkryesues i Ekipit Negociator Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj lajmeve se delegacioni shtetëror është deklaruar për suspendimin  taksës.

Ahmeti përmes një shkrimi në facebook ka thënë se delegacioni nuk është deklaruar dhe se as ai personalisht nuk është deklaruar për suspendimin.

Ai ka thënë se qëndrimi i SHBA-së është i qartë edhe arsyeja e taksës është e qartë dhe si e tillë i mbetet Kosovës të vendos se cili është interesi strategjik.

Postimi i plotë i tij në facebook:

REAGIM

Disa media po informojnë se Delegacioni Shtetëror kinse qenka deklaruar për suspendimin e taksës.

Delegacioni Shtetëror nuk është deklaruar për suspendimin e taksës. Ka qendrime te subjekteve të ndryshme dhe ato janë tashmë të njohura për publikun. Për më shumë, as unë nuk jam deklaruar për suspendimin, as në këto takime dhe as në takime tjera. Kemi folur për arsyeshmërinë e taksës dhe pse ka qenë e nevojshme.

Qëndrimi i SHBA është i qartë. Edhe arsyeja e taksës është e qartë. Tash i mbetet Kosovës me vendos se cili është interesi strategjik. Çfarëdo veprimi që shihet si fitore personale dhe fitore elektorale e dëmton Kosovën dhe pozicionin negociator të saj./Indeksonline/