Brazili publikon listën, ylli i Realit ftohet për herë të parë
Është publikuar lista e Brazilit për dy ndeshjet miqësore kundër Panamasë dhe Republikës Çeke.
Trajneri Tite për herë të parë ka ftuar edhe yllin e Real Madrid, Vinicius Jr, shkruan Indeksonline.

18 vjeçari ka gjetur hapësira te Reali këtë sezon pas largimit të Crristiano Ronaldos.
Brazili në këto ndeshje do të jetë pa futbollistin e tyre më të mirë, Neymar i cili është duke u rikuperuar pas një lëndimi. /IndeksOnline/
