COOP: Detergjenti i enëve, i rrezikshëm për fëmijët
Kompania me furnizim të gjerë ka ofruar mostra të produktit në disa supermarkete dhe paralajmëron në përmbajtjen e rrezikshme.
Të mërkurën Coop ka shpërndarë një produkt për larjen e enëve si një dhuratë reklamimi, në 22 nga supermarketet e saj. Gjigandi pakicë paralajmëroi megjithatë se ky produkt, i paketuar në shishe 2.4 decilitrash, nuk duhet të bie në duart e fëmijëve.
Ky detergjent i llojit Oecoplan është i përzier me një substancë të hidhur dhe një paralajmërim është i shtypur në shishe, ka precizuar Coop në një deklaratë të lëshuar në mbrëmje, informon Albinfo.ch. Kompania tashmë i ka dhënë fund këtij promovimi.
Distributori paralajmëron se ekziston rreziku për shëndetin nëse shishja bie në duart e fëmijëve dhe nëse përmbajtja e saj është e konsumuar. Në një rast të tillë, prindërit duhet të ndjekin udhëzimet e Tox Info Suisse. Shishet janë shpërndarë pothuajse në gjithë Zvicrën, veçanërisht në Zvicrën Perëndimore, në supermarketet në Crissier (VD), Fribourg, Gjenevë, La Chaux-de-Fonds (NE), Sion dhe Thônex (GE).