Barcelona tallet me Modric-in: Më lehtë e ke të përdorësh dyqanin online për fanellë të Messit
Barcelona është tallur me yllin madrilen, Luka Modric, pas fitores 3-0 kundër Real Madridit në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.
Mesfushori kroat u fotografua në një moment ku shihet duke kapur nga pas Messin pasi argjentinasi dribloi atë, duke shkaktuar një faullë.

FC Barcelona përdori llogarinë e tyre në Twitter për të tallur Modricin për përpjekjen e tij për të bllokuar numrin 10.
Klubin shkroi: “Është shumë më e lehtë të marrësh një fanellë të Messit duke përdorur dyqanin onlinë” , dhe i shoqëruan vegëzen e linkut të faqes së internetit. /IndeksOnline/
