Kjo statistikë tregon më së miri performancën e Piques ndaj Real Madridit
Gerard Pique padyshim ishte njëri nga lojtarët më të mirë në fitoren e Barcelonës ndaj Real Madridit në “Bernabeu”.
Qendërmbrojtësi shtatlartë ishte i saktë në cdo ndërhyrje duke ruajtur në cdo moment Karim Benzeman. Poashtu kontriboi me 38 pasime, 3 goditje të bllokuara, 3 duele të fituara dhe 1 faulë të fituar.
Për më shumë, Pique kishte 14 spastrime në këtë ndeshje, më shumë se komplet skuadra e Real Madridit që kishte 12 në total. /IndeksOnline/
Gerard Piqué made more clearances (14) than the entire Real Madrid team combined (12) in #ElClasico.
— Squawka Football (@Squawka) March 2, 2019
An absolutely mammoth display. ? pic.twitter.com/alfHQ7XeU2