Cüneyt Çakır referon miqësoren Kosovë – Danimarkë?
Një ndër gjyqtarët më të mirë në botë është turku Cüneyt Çakır. Edicionin e kaluar ai referoi finalen e Ligës së Kampionëve, Real Madrid – Liverpool.
Ka shumë mundësi që pikërisht ai të referoj ndeshjen miqësore mes Kosovës dhe Danimarkës që zhvillohet në Prishtinë më 21 mars.
Burime të Indeksonline, kanë bërë të ditur që ndeshja do të gjykohet nga 3 gjyqtarë turq dhe 1 kosovar por së shpejti pritet të konfirmohen edhe emrat. /Indeksonline/