Mentor Mazrekaj me mision për ta mbajtur 2 korrikun në Ligën e Parë
Futbollisti Mentor Mazrekaj para pak ditësh ka arritur marrëveshje me 2 Korrikun, që të jetë pjesë e kësaj skuadre deri në përfundim të edicionit.
Ish futbollisti i Prishtinës, debutoi të shtunën me ekipin nga kryeqyteti në fitoren 3-0 ndaj Arbërisë. Mazrekaj arriti të shënonte gol nga penalltia.
Ylli kosovar gjendet ne mesin e shumë futbollistëve të rinjë dhe të pa afirmuar ende.
Por të gjithë kanë një mision që ta mbajnë 2 Korrikun në Ligën e Parë.
Skuadra nga Dragodani është në vendin e 10-të në tabelë me 21 pikë, vetëm 6 më tepër se zona e barazhit. /Indeksonline/