75 Mall Live Search
18:01 / E Diele, 03 Mars 2019 / indeksADMonline

​SHBA dhe Koreja e Jugut ndërpresin ushtrimet ushtarake

SHBA dhe Koreja e Jugut kanë vendosur t’i japin fund ushtrimeve ushtarake vjetore të mbajtura në Gadishullin Korean.

Vendimi u mor për të krijuar një klimë të favorshme në negociatat me Korenë e Veriut për denuklearizimin e gadishullit dhe ai është marrë nga dy ministra të mbrojtjes, John Kjeong-du dhe Patrick Shanan, gjatë një bisede telefonike të mbajtur dje.

Ndonëse ushtrimet nuk do të mbahen më, dy aleatët kanë vendosur që ushtritë të mbesin në një nivel të lartë vigjilence.

“Ministrat kanë bërë të qartë se ndryshimi në planin e ushtrimit reflekton dëshirën e të dy vendeve për të mbështetur përpjekjet diplomatike që do të çojnë në një reduktim të tensioneve dhe një denuklearizim të plotë të Gadishullit Korean”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes së Koresë Jugore.