Vritet me thikë 17-vjecarja derisa bënte muzikë me të dashurin
Një 17-vjeçare është vrarë këtë të premte në Angli. Dy burra kanë qëlluar atë me thikë në shpinë derisa ishte duke bërë muzikë me të dashurin e saj, 18-vjeçarin Eddie Coyle dhe katër miq të tjerë në Harold Hill, Romford, transmeton Indeksonline.
Policia tha se vrasësi i Jodie Chesney ishte një adoleshent i cili kishte qenë në park me një burrë tjetër më herët para se të kthehej rreth orës 21 e 30 e të qëllonte Chesney në shpinë.
Të dy të dyshuarit pastaj u larguan, ndërsa i dashuri i saj kërkonte ndihmë.
Sipas dëshmitarëve ai puthte fytyrën e saj derisa ajo ishte e mbuluar me gjak.
Në anën tjetër, xhaxhai i 17-vjeçares, tha se familja ishte e shkatërruar nga kjo ngjarje dhe se “ky sulm ishte krejtësisht i papritur për një vajzë të bukur dhe të dashur që kishte tërë jetën e saj përpara”.
Vrasja vjen vetëm disa muaj pasi 17-vjeçarja u paraqit në BBC në një festival të përkujtimit. Ajo është parë duke marshuar në skenë para Mbretëreshës dhe Princit William.