75 Mall Live Search
23:59 / E Diele, 03 Mars 2019 / indeksADMonline

Trajneri i Kosovës e thotë “troç” se a do të ftohen Hadërgjonaj dhe Sadiku

Është përfolur shumë në mediat sociale se Florent Hadërgjonaj dhe Loret Sadiku mund t’i bashkohen Kosovës në dy ndeshjet e ardhshme.

Megjithatë, trajneri i Kosovës, Bernard Challandes në një intervistë për “Supersport” ka thënë se asnjë futbollist i ri nuk do të luaj në dy ndeshjet e ardhshme.

“Nuk e di pse kush dhe pse flet kaq shumë për ta. Në rrjetet sociale ka kohë që është thënë se Hadërgjonaj dhe Sadiku do të vijnë të Kosova por kjo nuk qëndron. Ne kemi kontakt me të gjithë futbollistët sepse kjo është puna ime. Të jeni të sigurt se unë në baza ditore kontaktojë me të gjithë futbollistët që janë kandidatë për të pranuar Kosovën por unë nuk flas sepse kjo ju prishë punë futbollistëve dhe familjeve të tyre. Për dy ndeshjet e ardhshme nuk do të kemi asnjë futbollist të ri”, ka thënë trajneri. /IndeksOnline/