75 Mall Live Search
08:03 / E Hënë, 04 Mars 2019 / indeksADMonline

Me mbi 4 kilogramë heroinë, arrestohet maqedonasi në Beograd

Policia serbe në Beograd ka arrestuar një 54-vjeçar shtetas të Maqedonisë në makinën e të cilit janë gjetur mbi 4 kilogram heroin.

Ai është arrestuar së bashku me një shtetas të Ukrainës, me të cilin kanë qenë bashkë në një makinë audi a-6 me targa të Rumanisë.

Siç bën të ditur MPB e Serbisë, droga është gjetur në pjesën e brendshme të rrotave të makinës.

Të dyshuarve u është caktuar paraburgim prej 48 orë, pas çka me kallëzim penale do të nxirren para Prokurorisë Publike në Beograd.