Elefanti shtyp kujdestarin e tij
Një kujdestar kafshësh është shtypur aksidentalisht nga një elefant.
Në një video të publikuar nëpër rrjete sociale, shihet Arun Panikkar, 40 vjeçar, duke e larë elefantin në Karappuzha, në jug të Indisë.
Ai i kërkon kafshës që të ulet për të larë shpinën e tij por kafsha ngurron.
Burri e godet atë me shkop, por elefanti rrëshqet dhe bie.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin, ndërsa pak sekonda më vonë një burrë tjetër vrapon në përpjekje për të lëvizur elefantin e madh, por 40 vjeçari nuk kishte fat.