75 Mall Live Search
22:02 / E Hënë, 04 Mars 2019 / indeksADMonline

Tayna për këngëtaren e njohur: Shihemi në gjyq

Reperja e re por që shumë shpejt ka arritur të shëndërrohet në një nga emrat më të përfolur në vend, Tayna çdo ditë është pjesë e mediave rozë.

Në një postim që ajo ka bërë së fundi ka treguar se ka raporte të mira me këngëtaren e njohur nga Shqipëria, Samanta Karavello e cila gjatë ditë ka publikuar një video me syzet e Taynas derisa i drejtohet reperes se nuk do i gjejë më.

Ndërsa, nuk ka munguar as reagimi i Taynas e cila ka publikuar në ‘InstaStory” videon e Samantës.

 “Publikisht të shpall të pandehur…Shihemi në gjyq” ka thënë Tayna me shaka.

Ndryshe, Tayna së fundi ka publikuar këngën ‘Ring Ring’./Indeksonline/