Dështon seanca – Selmanaj: Po vjedhin me varrezat e dëshmorëve
Vetëm rreth 20 deputetë ishin në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të martën, e thirrur për vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara.
Kjo seancë është kërkuar nga 44 deputetë, por që nuk ishin të pranishëm.
Driton Selmanaj nga LDK-jam në emër të propozuesit tha se deputetët mungojnë ngase janë në aktivitetet e Epopesë së UÇK-së.
Madje sipas tij, pikërisht kjo ditë, është ideale për të diskutuar për shpenzimet e paratë publike.
Nëse dikur është thënën dhe vërtetuar se këta njerëz vjedhin me varrezat e dëshmorëve dhe lapidarët e tyre, tash kanë fillu me vjedh me letrat e tualetit dhe pakot higjienike. Meqë ka një numër kaq të vogël të deputetëve kërkojmë që kjo seancë të shtyhet më 12 mars, në orën 10:00”, ka thënë Selmanaj.