75 Mall Live Search
15:30 / E Martë, 05 Mars 2019 / indeksADMonline

Drita fiton me përmbysje ndaj Ballkanit

Drita vazhdon bilancin e mirë me trajnerin Ardian Nuhiu. Skuadra nga Gjilani ka mposhtur 2-1 Ballkanin në Suharekë duke bërë një hap të madh për tu larguar nga zona e barazhit.

Ballkani kaloi në epërsi me golin e Jetmir Topallit në minutën e 13-të. Por Drita në pjesën e dytë u rikthye fuqishëm duke barazuar përmes Haxhi Nezirajt në minutën e 57′.

Golin e fitores për Dritën e shënoi Nëabueze në minutën e 70-të. Drita tani ka 32 pikë në vendin e 4-të ndërsa Ballkani në vendin e 8-të me 27 pikë. /Indeksonline/