Dua Lipa falenderon babanë për mbështetjen dhe dashurinë e pakusht
Dua Lipa përveç befasisë që i bëri ditë më parë babait të saj në ditëlindjen e tij, ajo sot ka i ka dedikuar asaj një shkrim, në të cilin falënderon atë për kujdesin, dashurinë dhe mbështetjen që i ka dhënë asaj për gjatë rrugëtimit që ka bërë.

Ylli kosovar me famë botërore, ka zgjedhur një fotografi ‘qesharake’ ku babë e bijë duken me paruke rozë, ndërsa ka shkruar:
“Gëzuar ditëlindja e 50-të! 50 nuk është keq.. madje me një paruke rozë. Faleminderit që gjithmonë ishe shkëmbi ynë, sepse gjithmonë ishit një telefonatë larg, për të ardhur të më shohësh me nënën kur unë jam në turne edhe nëse vetëm për një puthje. Për buzëqeshjet që na dhuron në shtëpi, që vjen në krevat sa herë që s’jemi mirë, për udhëtimet. Ti je një dritë në jetën tonë.. fjalët s’janë të mjaftueshme për të treguar se sa shumë të duam. Të dua.. “, ka shkruar këngëtarja./Indeksonline/