75 Mall Live Search
14:58 / E Mërkurë, 06 Mars 2019 / indeksADMonline

Vëllai dhe bashkëshortja e Ivanoviqit flasin për taksistin që humbi në veri të Mitrovicës!

Miroslav Ivanoviq, vëllai Oliver Ivanoviqit, ka reaguar ndaj raportimeve të fundit se taksisti që dyshohet se është vrarë në Veri të Mitrovicës është familjar i tyre.

Sipas tij, taksisti, Vladimir Ivanoviq, që ishte zhdukur prej tre ditësh nuk ka kurrfarë lidhje familjare me ish-politikanin serb i cili ishte vrarë para një viti. 

“E njoh personin, nëse është fjala për Vllado Ivanoviqin, mirëpo nuk e kemi të afërm. Në disa vitet e kaluara e kam takuar rrallë edhe atë derisa punonte si taksist afër banesës time. Nuk jemi familje e njëjtë, edhe pse e kemi mbiemrin e njëjtë, ka thënë Mirosllav Ivanoviq për N1, transmeton Indeksonline

Njëjtë ka folur edhe Milena Ivanoviç, bashkëshortja e Oliver Ivanoviqit

“Oliver dhe Vladimir nuk ishin të afërm të ngushtë. Në vendin tonë kjo është e zakonshme që njerëzit të cilët janë të të njëjtin mbiemër trajtohen si kushërinj. Por unë për 12 vitet të jetës sime e them se nuk kemi pasur asnjë kontakt të ngushtë me të”, është shprehur ajo.

Kam frikë se ky lajm është lëshuar me keqdashje, por pres që institucionet përgjegjëse të reagojnë dhe të hetojnë rastin”, tha Milena. /Indeksonline/