Vushtrria nuk vetdijësohet nga kafshimi i 8 vjeçarit, dhjetëra qenë në po të njëjtën lagje
3 javë më parë, Leonardo Smajli, 8 vjeçar, u kafshua në fytyrë në lagjen ku ai banonte në Vushtrri, derisa kishte dalë të luante me shokët.
Nxënësi i klasës së tretë shpëtoi nga më e keqja, por mbeti me lëndime goxha serioze në fytyrë. Qeni që kafshoi fëmiun kosovar u vra, por qentë e tjerë edhe sot bredhin rrugëve në po të njëjtën lagje.

Indeksonline ka siguruar fotografi të shumë qenëve të cilët edhe sot enden rrugëve në të njëjtën lagje ku ndodhi incidenti pak ditë më parë.
Banorët ankohen për këtë fenomen duke fajësuar komunën që sipas tyre është në gjumë.

M.M ka thënë për Indeksonline se fëmijët kanë marrë frikë nga rasti me Leonardin dhe tani nuk kanë guxim të shkojnë as në market, apo furrë për të blerë bukë.

Banorët thonë se deri në 20 qenë grumbullohen dhe enden rrugëve, pavarësisht se janë bërë ankesë në komunë për eliminimin e tyre, apo gjetjen e një zgjidhje./Indeksonline/