Kalon në Komision Platforma për dialogun, opozita e bojkoton mbledhjen
Platforma për dialogun me Serbinë ka kaluar në Komisionin për Punë të Jashtme, mirëpo pa prezencën e dy partive opozitare, Vetëvendosjes dhe LDK-së.
Platforma mori gjashtë voti pro, derisa nesër do të dal për votim në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, shkruan Indeksonline.
Kujtojmë se kjo platformë është hartuar nga ekipi negociator i udhëhequr nga Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj, ndërsa LDK e VV, ashtu si delegacionin kosovar, kanë deklaruar se nuk e përkrahin as platformën. /Indeksonline/