Vjen goli i parë në “Fadil Vokrri”, shënon Bekteshi
Është shënuar goli i parë në kryendeshjën e kësaj jave në Superligën e Kosovës, në mes Prishtinës dhe Feronikelit.
Vendasit kanë kaluar në epërsi në minutën e 18′ të takimit me golin e Leutrim Bekteshit, i cili realizoi me kokë pas harkimit të Armend Thaçit.
Kujtojmë që Prishtina kishte triumfuar duelin e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave me rezultat 0-1 me golin e vetëm të Mario Morinës. /IndeksOnline/