75 Mall Live Search
13:40 / E Enjte, 07 Mars 2019 / indeksADMonline

Rugova çmonte mësuesin kosovar, 7 Marsin e festonte bashkë me ta

Puna dhe misioni i tyre është i shenjtë dhe nuk mund të shpaguhet dhe të matet me asgjë.

7 Marsi na kujton mësuesit dhe ata që dhanë kontribut në edukimin e shumë brezave, me sakrificën dhe urtësinë e tyre.

Një respekt të veçantë për mësuesin kosovar ka pasur edhe ish-presidenti Ibrahim Rugova, i cili tërë jetën e tij u tregua mirënjohës ndaj tyre, duke përkrahur e u radhitur në mesin e tyre.

Këtë e dëshmon më së miri një fotografi e nxjerrë nga arkiva e disa dekadave me parë, e realizuar pikërisht në Ditën e Mësuesit, përcjellë Indeksonline.

Në këtë imazh mund të shihni ish-presidentin e ndjerë duke festuar 7 Marsin me disa mësuese. E si shenjë falënderimi për përkrahjen që Rugova i ka dhënë mësuesit kosovar, ato shihen duke duartrokitur atë./Indeksonline/