Ylli i PSG-së duke festuar në diskotekë eliminimin e skuadrës së tij!
Ka nga ata te PSG që i janë gëzuar eliminimit të kësaj skuadre nga Liga e Kampionëve.
Adrien Rabiot ka dalur mbrëmë në diskotekë për tu kënaqur, pak orë pasi skuadra e tij u eliminua nga Manchester United.
Ky fakt ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha te drejtuesit e kësaj skuadre.
Rabiot mund t’i jetë gëzuar eliminimit pasi që trajneri Tuchel e ka injoruar atë vazhdimisht duke mos e ftuar fare për ndeshje.
E ardhmja e tij pas këtij gjesti do të jetë larg PSG-së. Rabiot pritet që në verë të vazhdojë karrierën te Barcelona./Indeksonline/