75 Mall Live Search
16:26 / E Premte, 08 Mars 2019 / indeksADMonline

Këndi i Kurajos

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj e ka vizituar Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT). Kadaj e ka quajtur si Kënd të Kurajos këtë institucion ndërsa ka bërë edhe një propozim për Qverinë, Kuvendin e Presidencën.

“Sot vizitova Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT). Së bashku me znj. Feride Rushiti vrojtuam nga afër punimet e grave, ku secila syrësh sjellte në kohë rrëfimet e tmerrshme nga lufta. Me këtë rast, propozova që Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca të mbështesin një hapësirë brenda institucioneve tona ku pasqyrohen punimet e grave të luftës, të cilat në vetvete janë kujtesa e tmerreve nga lufta e fundit.

Ky kënd do të jetë kurajoja e së ardhmes! Këto gra janë historia e Kosovës! Drejtësia për to do të triumfoj” shkruan Donika Kadaj në Facebook.