75 Mall Live Search
15:29 / E Diele, 10 Mars 2019 / indeksADMonline

Feronikeli me hapa të sigurt, Prishtina vazhdon ndjekjen

Feronikeli ka mposhtur Gjilanin me rezultat 3-0 në ndeshjen e xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës.

Golat për skuadrën nga Drenasi i shënoi dy Kastriot Rexha (24′ dhe 38′) dhe Mevlan Zeka (85′).

Në ndeshjen tjetër Prishtina ka fituar si mysafir i KEK-ut me rezultat 1-2, shkruan Indeksonline.

Golat për skuadrën nga kryeqyteti i shënoi Jasharovski (7′) dhe Armend Dallku (27′).

Golin e vetëm për “elektricistët” e realizoi Egzon Qerimi në minutën e 53-të.

Liria dhe Drenica kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e zhvilluar në Përparim Thaqi të Prizrenit.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 24-të me golin e Fati Karahoda derisa barazoi Edon Pasoma në minutën e 31-të.

Feronikeli vazhdon kryesimin me 52 pikë, pesë më shumë se Prishtina dhe Llapi në vendin e dytë dhe të tretë.

Liria me këtë pikë të fituar largohet nga zona e rënjës por vazhdon të qëndroj në pozitën e 10-të që dërgon në barazh. /IndeksOnline/