75 Mall Live Search
15:16 / E Hënë, 11 Mars 2019 / indeksADMonline

Bulevardi “Walk of Fame” në Hollywood së shpejti do të ketë një “yll” të ri

Bulevardit të famshëm të Hollywood-it “Walk of Fame” do t’i shtohet edhe një yll i ri.

Bëhet fjalë për aktorin e ndjerë Luke Perry, i cili ndërroi jetë më 4 mars të këtij viti.

Sipas “TMZ”, “Dhoma e Hollywood” është në bisedime për këtë vendim dhe po e merr në konsideratë për të vendosur një yll me emrin e aktorit të ndjerë. Por për të arritur diçka të tillë duhet që së pari një tjetër personazh i famshëm të propozjë emrin dhe më pas familja e tij të japë leje.

Nëse gjithçka shkon sipas rregullave, Luke Parry do të ketë yllin e tij në Bulevardin e të Famshmve në vitin 2024./Indeksonline/