75 Mall Live Search
20:02 / E Hënë, 11 Mars 2019 / indeksADMonline

Lyrical Son kërkon të bllokohet gazetari britanik që po bën fushatë kundër Kosovës

Ditë më parë u raportuat se gazetari britanik Graham William Phillips po bën fushata të ndryshme kundër shteti tonë dhe luftës së UÇK-së.

Kjo gjë e ka revoltuar edhe reperin e njohur kosovar, Lyrical Son i cili ka bërë thirrje që të bllokohet në rrjetet sociale ky gazetar, shkruan Indeksonline.

Në disa postime në ‘InstaStory’ reperi ka kërkuar nga të gjithë që ta bëjnë raport në rrjetet sociale dhe më vonë ka thënë marre ju koft atyre që nuk e bëjnë këtë.

“Report këtë njeri të flliqt. Ju boj thirrje të gjithë shqiptarëve, mundësisht naj haker, a naj computer geek, me ja mshel këtë faqe, e mos ti lojm vend në internet këtij rrenci të flliqt”, ka shkruar Lyrical Son.

Ndërsa më vonë ai ka shkruar “Ju qe po vetni kush osht ky gazetar qe po fol per to…Google ju jep pergjgje. A juve qe veq pe kqyrni storien e spo boni sen, Marre ju koft”./Indeksonline/