75 Mall Live Search
20:22 / E Hënë, 11 Mars 2019 / indeksADMonline

Vetëm një ditë pas fejesës, i dashuri i Jennifer Lopez akuzohet për tradhti

Ata dje kanë ndarë në rrjetet sociale momentin e fejesës.

Çifti i njohur, Jennifer Lopez dhe Alex Rodrigues menjëherë pas kësaj janë përfshirë në një skandal, shkruan Indeksonline.

Alex është duke u akuzuar nga ish-lojtari i bejsbollit, Jose Canseco se ai po e tradhton J.Lo me ish-gruan e tij, Jessican.

“Duke e shikuar emisionin “The World Of Dance”. E shoh se si J.Lo po e përshkruan Alex Rodriguezin. A e di ajo se është duke e mashtruar me ish-gruan time, Jessican. E gjora, ajo nuk e di se kush është ai” shkroi ai në një status.

“Alex, ndalu të jesh ndyrësirë dhe mos e mashtro më Jennifer Lopezin”, shkroi ai tutje.

Ndërkohë, Lopez dhe Rodriguez po e shijojnë çdo moment të fejesës së tyre./Indeksonline/