Politikani e parkon veturën në vendin e gabuar, dënohet nga policia
Kryetari i Partisë Demokratike ka qëndruar në qytetin e Korçës ku përveç konfirmimit të qytetarëve për t’iu bashkuar protestës së Opozitës më 16 Mars, ai poashtu ka marrë edhe një gjobë nga policia rrugore për parkim në vend të gabuar të veturës.

Lideri i selisë blu ka zhvilluar edhe një takim me rininë e këtij qyteti, ndërsa iu premtoi se PD-ja do të jetë gjithmonë në përkrahje të tyre.