Ismet Tara tregon se çfarë u pyet në Hagë nga Prokurorët e Specializuar
Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës në Hagë ka përfunduar marrjen në pyetje të ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Tara, i njohur si Komandant Hoxha.
Hoxha, nëpërmjet Facebook është shprehur i lumtur për përfundimin e intervistës së tij.
“Është kënaqësi për mua që kreva detyrimin tim ndaj gjykatës së Hagës. Ishte kënaqësi që u njoftova me të gjithë këtu. Falënderoj stafin që ishte korrekt ndaj meje”, ka thënë ai.
“Duhet të jenë krenar për luftën e pastër e të shenjtë të UÇK-së siç kemi bërë, e dimë dhe do ta mbrojmë edhe nëse duhet me jetët tona në Hagë apo kudo që paraqitet nevoja”, ka deklaruar ai.
Më herët, Tara kishte thënë se nuk do të angazhojë asnjë avokat për mbrojtjen e tij