75 Mall Live Search
19:23 / E Martë, 12 Mars 2019 / indeksADMonline

Trajneri i Barcës i frikësuar: Mund të na ndodh si Realit e PSG-së

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka folur para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Lyon.

Ai ka thënë se rezultati i ndeshjes së parë lë gjithçka të hapur dhe se duhet të kenë kujdes dhe të marrin mësim nga ajo që i ndodhi Realit dhe PSG-së, shkruan Indeksonline.

Unë nuk e di se rivalët tanë çfarë janë duke planifikuar të bëjnë, por as unë nuk jam tepër i shqetësuar. Barazimi 0-0 nga ndeshja e parë nuk ka dobi për asnjërin prej nesh. Kundër nesh, ata kanë lojtarë të fortë dhe me ritëm, ata janë një skuadër që e marrin lojën ndaj kundërshtarëve të tyre, ata do të duan të kontrollojnë topin dhe kështu nuk do të jetë e lehtë“, ka thënë Valverde.

Ajo që pamë me PSG dhe Real Madridin, ku u eliminuan të dyja, ju tregon se kjo konkurrencë kërkon përqendrim maksimal. Loja që planifikojmë të luajmë dhe nëse mund të gjenerojmë sa më shumë shanse, siç kemi bërë në ndeshjen e parë, mendoj se do të kalojmë“, ka shtuar trajneri i Barcelonës.

Ndeshja në mes të Barcelonës dhe Lyonit zhvillohet nesër nga ora 21:00 derisa rezultati pas ndeshjes së parë është 0-0. /IndeksOnline/