75 Mall Live Search
21:05 / E Martë, 12 Mars 2019 / indeksADMonline

Inter do të përuroj stadiumin e Tottenhamit

Legjendat e Inter do të luajnë ndaj Tottenham Hotspur në një miqësore më 30 mars për të inauguruar stadiumin e ri të klubit londinez.

Ndeshja do të zhvillohet në orën 17:30 dhe do të jetë një nga evenimentet që do të testojnë “Tottenham Hotspur Stadium”.

Zyrtarisht, dyert e stadiumit do të hapen muajin e ardhshëm.

Impianti është ndërtuar për të mbajtur 62,000 spektatorë, por miqësorja do të pranojë vetëm 45,000.

Zikaltrit do të aktivizojnë ekipin “Inter Forever”, që udhëhiqet nga portieri Francesco Toldo dhe ish-yjet e tjerë si Javier Zanetti, Dejan Stankovic dhe Laurent Blanc.