75 Mall Live Search
22:23 / E Martë, 12 Mars 2019 / indeksADMonline

Karius ka paditur Beshiktashin, nuk e kanë paguar qe katër muaj

Ende pa u harruare skandali i finales së Ligës së Kampionëve, Loris Karius po e vuan edhe çështjen financiare te Beshiktashi.

Gjatë fitores 3-2 kundër Konyaspor, portieri gjerman ishte fajtor në të dy golat e pranuar.

Tifozët e fishkëlluan dhe portieri kërkoi zëvendësimin vetëm pas gjysmë ore, shkruan Indeksonline.

Atë pas ndeshjes e ka kritikuar edhe trajneri i skuadrës turke, Senol Gunes ku ka thënë se nuk do ta aktivizonte nëse do ta kishte në dispozicion portierin e dytë.

Por gjërat janë komplikuar edhe më shumë, kur gazeta gjermane “Bild” shkroi se Karius nuk është paguar për katër muaj dhe ky i fundit e ka paditur skuadrën në FIFA.

Ankesa kërkoi pagesën në 10 ditë, diçka që Beshiktash nuk ka arritur të bëjë.

Tani, FIFA mund të kërcënojë klubin me një zbritje të pikëve ose edhe përjashtimin nga Europa League sezonin e ardhshëm.

Nëse Karius mendonte të largohej nga Liverpooli për ta harruar gabimin e muajit maj, duket se gjërat po bëhen gjithnjë e më keq për djalin e varfër. /IndeksOnline/