Primitivizëm, në QKUK ende përdoret makina e shkrimit
Janë bërë shumë vite e dekada që kanë dalur nga përdorimi makinat e shkrimit. Ky sistem i shtypjes se letrave që gjente përdorim në vitet 80-ta e 90-ta, përdoret ende në QKUK.
Një pacient është lajmëruar sot në ORL-Pediatri pranë QKUK-së, ndërsa një nga personat përgjegjës është parë duke hapur rastin më makinën e famshme të shkrimit.
Makina të tilla në Evropë gjinden kryesisht në muze dhe ruhen me nostalgji./Indeksonline/
