27 aksidente për 24 orë në Kosovë
Numri i aksidenteve të komunikacionit në Kosovë vazhdon të jetë i lartë dhe shqetësues.
Shembull, në 24 orët e fundit, sipas raporti të Policisë së Kosovës kanë ndodhur 27 aksidente komunikacioni, transmeton Indeksonline.
Prej tyre, 9 me të lënduar, kurse 18 pa lëndime në njerëz.
Tutje, në këtë periudhë kohore, policia ka bërë të ditur se ka shqiptuar 1280 gjoba për kundërvajtësit në trafik. /Indeksonline/