Vajza zbulon mesazhet që nëna e saj pak para se të vdiste ia la në këpucët e martesës
Një grua ka thënë se ajo ka mbetur “e thyer” pas gjetjes së një mesazhi të fshehtë në këpucët e saj të dasmës nga mamaja e saj që s’jeton më.
Nusja Emma, nga Kidëorth Beauchamp në Leicestershire u fejua në vitin 2016.
Por një muaj më vonë, nëna e saj u diagnostikua me kancer terminal. Ajo kishte shpresuar se mamaja e saj mund të kishte marrë pjesë në martesë, por ajo vdiq në vitin 2017, përcjellë Indeksonline.
Kur Emma mblodhi këpucët e saj të martesës javën e kaluar, ajo zbuloi se mamaja e saj kishte paguar fshehurazi për to.
Dhe kishte shkruar në thembra të këpucëve ishte një mesazh emocionues: «Dua që ti të kesh një dhuratë nga unë në ditën tënde të dasmës. Këpucët e dasmës tënde janë dhurata ime për ty.
“Shpresoj që të kesh një ditë magjike. Shumë dhe shumë dashuri dhe përqafime të mëdha, MUM xxxx”./Indeksonline/
