75 Mall Live Search
13:38 / E Enjte, 14 Mars 2019 / indeksADMonline

Therret me thikë 17 vjeçari në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 10:00 ka marrë informacionin se në rrugën “Nëna Terezë”, në Fushë Kosovë, saktësisht në afërsi të shkollës një nxënës është therur me thikë.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga hetuesit e stacionit policor te Fushë Kosovës si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes, transmeton Indeksonline.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me një rast të therjes me thikë  ku viktima V. A mashkull, 17 vjeç,  shtetas Kosovar, ka marrë plagë nga arma e ftohët dhe i njëjti menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor .

Lidhur me këtë rast, policia ka bërë të ditur se ka arritur të identifikoj dhe të arrestoj personin e dyshuar A. A, mashkull,  17 vjeç  shtetas Kosovar, për të cilin dyshohet me bazë të jetë i përfshirë në rastin në fjalë.

Mbështetur në rezultatet e para të punës policore hetuesit kanë ngritur versionin e hetimit se ngjarja është paraprirë nga një mosmarrëveshje në mes të dyja palëve.

Ndaj të dyshuarit pas marrjes së autorizimit nga ana e  Prokurorit të shtetit, policia ka shqiptuar masën e arrestit policor për ta dërguar më pas në qendrën e mbajtjes. /Indeksonline/