75 Mall Live Search
13:52 / E Enjte, 14 Mars 2019 / indeksADMonline

Panucci e djeg edhe një futbollist kosovar

Eksperimenti i Christian Panuccit me futbollistët kosovar nuk ka të ndalur.

Trajneri italian nuk e ka ftuar për ndeshjen me Turqinë dhe Andorrën mbrojtësin Kastriot Dermaku, shkruan Indeksonline.

27 vjeçari pasi kishte pranuar të luaj me Kosovën dhe madje ishte ftuar për ndeshjen me Azerbajxhanin ndryshoi mendje duke vendosur t’i bashkohet Shqipërisë.

Panucci dhe Duka i kishin premtuar vendin e titullarit mirëpo që atëherë ka zhvilluar vetëm 38 minuta që kanë qenë të mjaftueshme për ta “djegur” dhe të mos mund më të luaj për Kosovën.

Në tri ndeshje tjera ai ishte në stol ndërsa tashmë as që është ftuar edhe pse Shqipëria nuk është se qëndron mirë në repartin e mbrojtjes. /IndeksOnline/