Liverpool, klubi i parë që fiton në “Camp Nou”, San Siro”, “Santiago Bernabeu” e “Allianz Arena”
Fitorja e mbrëmshe ndaj Bayern Munchen në Gjermani i ka sjellur Liverpoolit edhe një privilegj.
Skuadra e madhe angleze është bëra skuadra e parë në Champions League që ka arritur fitore në të gjitha stadiumet më drithëruese evropiane.

Reds kanë arritur të fitojnë në stadiumin e Barcelonës, Real Madridit, Interit e Milanit, si dhe të Bayern Munchen.
Kjo është një dëshmi se Liverpool është skuadër me traditë të madhe në Ligën e Kampionëve dhe se Bayern Munchen mbrëmë e ka kuptuar më së miri këtë./Indeksonline/
