PSG e dënon Mbappen me 180 mijë euro!
Kylian Mbappe është dënuar me 180 mijë euro nga Paris Saint Germain. Skuadra franceze i ka vënë këtë dënim me kërkesë të trajnerit Thomas Tuchel.
Mbappe ishte ftuar në një konsultim nga trajneri gjerman, por që i njëjti kishte munguar. Ylli francez e ka pranuar dënimin i cili do t’i ndalet në pagë.
Poashtu, skuadra e ka dënuar me 15 mijë euro për vonesë edhe Adrien Rabiott./Indeksonline/