75 Mall Live Search
23:30 / E Premte, 15 Mars 2019 / indeksADMonline

39 kandidatë garojnë për President të Ukrainës, në mesin e tyre katër gra

Në zgjedhjet presidenciale të Ukrainës, do të garojnë për president 39 kandidatë.

Zgjedhjet presidenciale në Ukrainë janë planifikuar për 31 mars të 2019-të, ndërsa fushata zgjedhore filloi zyrtarisht më 31 dhjetor të 2018-ës.

Regjistrimi i kandidatëve u mbyll më 4 shkurt të këtij viti ndërsa  me 9-të u shfaq edhe lista përfundimtare e kandidatëve presidencialë, njofton klan kosova. KQZ-ja Ukrainës fillimisht regjistroi 44 kandidatë presidencialë por pesë prej tyre u tërhoqën në favor të kandidatëve të tjerë.

Në total, katër gra kandidojnë për postin e presidentit në Ukrainë. /Indeksonline/