75 Mall Live Search
18:09 / E Shtunë, 16 Mars 2019 / indeksADMonline

Ahmeti: Le të jetë ngjarja e fundit që humbasim të rinjtë në aksidente

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti ka shprehur ngushëllime familjarëve të dy të rinjve që vdiqën sot në aksidentin me fatalitet në Duhël.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se kjo duhet të jetë ngjarja e fundit që humbasim të rinjtë në aksidente, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Ahmetit:

Me pikëllim të thellë morra lajmin për vdekjen e tre të rinjve në aksidentin e rëndë në Duhël, dy prej tyre nga Komuna e Lipjanit, Leonard Retkoceri dhe Sahit Tmava nga fshati Llugaxhi.

Ky lajm i trishtë dhe i dhëmbshëm na shokoi të gjithëve, ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të të rinjëve, ngushëllime shokëve dhe miqve.

Le të jet kjo ngjarja e fundit që humbim të rinjtë tanë në aksidente komunikacioni.

Leo do të na mungoj mirësjellja jote dhe kafet tua në Komunë. /Indeksonline/