Pejë, hajnat ia vjedhin veturën në oborrin e shtëpisë
Pas mesnate policia në Pejë ka marrë një njoftim që në rrugën “Beteja e Logjës” se një personi i është vjedhur vetura në oborrin e shtëpisë.
Po ashtu hajnat i kishin vjedhur edhe një kafshë nga stalla, thuhet në raportin policorë.
Në vendin e ngjarjes janë paraqitur policia ku po e hetojnë rastin./Indeksonline/