I riu nga Suhareka, dyshohet se u vra nga një rreshter i Policisë
Policia e Kosovës ka mbajtur një konferencë lidhur me dy vrasjet që kanë ndodhur në rajonin e Prizrenit.
Nexhmi Krasniqi nga Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit ka thënë se personi i mundshëm që ka kryer vrasjen është rreshter në stacionin policor në Prizren, i cili ishte në transfer, dhe për rastin në fjalë janë marrë të gjitha masat.
“Për rastin e vrasjes në kazino është arrestuar i dyshuari Sh.S. Është lëshuar vendimi për ndalim prej 48 orëve nga ana e prokurorit. Është bastisur shtëpia e tij, jemi në grumbullim të informacioneve. Dyshohet si rast i grabitjes, mirëpo hetimet janë duke vazhduar dhe motivi ende nuk dihet, atë kohë bëhet pazari kur është kryer vrasja, nuk dihen arsyet ”, tha ai. /Indeksonline/