75 Mall Live Search
10:36 / E Hënë, 18 Mars 2019 / indeksADMonline

25 mijë euro u vodhën mbrëmë në parkingun e një qendre tregtare në Prishtinë

Një grabitje me armë ka ndodhur gjatë pasdites së djeshme në parkingun e një qendre tregtare në zonën industriale e cila ndodhet në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

E përgjatë kësaj grabitje, të dyshuarit kanë arritur të marrin rreth 25 mijë euro, raporton Indeksonline.

“Dy viktimat meshkuj K-Shqiptarë punëtorë të sigurimit të një kompanie, kanë raportuar se derisa ishin duke transportuar pazarin ditor janë sulmuar nga dy të dyshuar të panjohur të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë grabitur rreth 25000 €. Të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar me një veturë në drejtim të panjohur”, shtohet tutje në raportin e policisë.

Ndryshe gjatë mbrëmjes së kaluar Indeksonline ka raportuar për grabitjen në fjalë, ku si pasojë e saj u lënduan dy persona./Indeksonline/