Mijëra studentë nga Zelanda e Re solidarizohen me viktimat, mblidhen rreth xhamisë
Mijëra studentë nga Zelanda e Re, janë mbledhur përreth një xhamie pranë universitetit në Catenbury për të nderuar viktimat e terrorizmit.
Në shenjë solidarizimi, të rinjtë gjatë kohës së namazit të drekës janë mbledhur për të bërë lutje për 50-të personat që u vranë ditë më parë në Christochurch, si pasojë e sulmeve terroriste, transmeton Indeksonline.
Ndryshe shtetasi australian, 28 vjeçari Brenton Tarrant, është arrestuar dhe i njëjti akuzohet për vrasje.
Hetimet për këtë vrasje po vazhdojnë. /Indeksonline/